MOSKË

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi palestinez, Mahmud Abaz, pas takimit të sotëm, përmes një deklarate të përbashkët, kanë bërë thirrje për rifillimin e bisedimeve izraelito-palestineze.
Putin ka shprehur mbështetje për politikat e nisura nga Abaz.
"Rusia mbështet hapat e marrë nga udhëheqja e re palestineze në reformimin e strukturave qeverisëse. Besojmë se tani është shumë e rëndësishme të punohet në parandalimin e akteve terrosite, të zhvillohet një dialog i brendshëm palestinez në interes të arritjes së një zgjidhje me Izraelin", tha Putin.
Pas vizitës në Moskë pritet që së shpejti Abas të qëndrojë dhe në Uashington.