AMAN

Afro 250 mijë irakianë, që jetojnë jashtë vendit të tyre, kanë votuar në zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare në Irak. Kjo e dhënë është paraqitur në Aman të Jordanisë nga Peter Erben, shef i programit për votimet jashtë Irakut, që udhëhiqet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim. Ai tha se në listat e votimit ishin të regjistruar 280 mijë zgjedhës.