DAVOS

Drejtuesi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Muhamed El Baradei tha se inspektorët kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara, në vlerësimin e natyrës së programeve bërthamore të Iranit. Në Forumin Vjetor Ekonomik Botëror, ai lavdëroi bashkëpunimin e palës iraniane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dyshojnë se Irani po provon të prodhojë armë atomike. El Baradei ndërkaq, inkurajoi Amerikën që të fillojë bisedimet e drejtpërdrejta me Teheranin.