BAGDAD

Agjencitë e lajmeve raportojnë se dy ditë para zgjedhjeve të së dielës, në Irak po vazhdon dhuna. Sot, në sulme të ndara të kryengritësve janë vrarë 5 ushtarë amerikanë dhe janë plagosur disa të tjerë, ka kumtuar Komanda e ushtarake e Shteteve të Bashkuara. Poashtu, janë vrarë edhe 10 irakianë. Autoritetet e Irakut kanë thënë sot se kanë arrestuar tre pjesëtarë të rrjetit al-Qaida.