PRISHTINË

Sonte, rreth orës 19.00 në stacionin e policisë në Kastriot, përkatësisht Obiliq pas disa të shtënave me armë zjarri dy pjesëtarë të Shërbimit Policor janë plagosur dhe një prej të dyshuarve është vrarë. Dy persona të tjerë të dyshuar si sulmuesë kanë arritur të arratisen, ka bërë të ditur zëdhënësja e Shërbimit Policor të Kosovës, Sabrije Kamberi.