Qeveria e Unionit Serbi – Mal i Zi u ka bërë thirrje autoriteteve të Serbisë që të arrestojnë dhe të ekstradojnë në Hagë të gjithë të dyshuarit për krime të luftës, të cilët kërkohen nga Tribunali. Përmes një deklarate Këshilli i Ministrave i Unionit ka apeluar tek udhëheqësit politikë të Serbisë që të bashkëpunojnë me Tribunalin e Hagës.