UASHINGTON

Anëtarët e partisë opozitare Demokrate e kanë sulmuar sot në Senatin e Shteteve të Bashkuara dosjen e Condollezza Rice, të cilën presidenti George Bush e nominoi për sekretare të shtetit.
Senatori Edward Kennedy dhe demokratët tjerë e dënuan vendimin e Bushit për luftën në Irak. Ata thanë se e kundërshtojnë emërtimin e Rice, e cila sipas tyre, ishte kryearkitekte e politikës së dështuar.
Rice, e cila ishte këshilltare për siguri e presidentit Bush në mandatin e tij të parë, sot u mbështet nga senatorët republikanë.