BERLIN

Gerhard Schroeder u tha bashkëvendasve të tij se antisemitizmi ende ekziston në Gjermani dhe se neonazistët vazhdojnë ta mohojnë holokaustin.
Kancelari gjerman foli me rastin e 60 vjetorit të çlirimit të kampit të përqëndrimit Aushvic, që bie të enjten.
Në Paris, presidenti Jacques Chirac e udhëhoqi ceremonialin në përkujtim të 76 mijë viktimave hebreje, që nga Franca u dërguan në kampet naziste.
Në Këshillin e Evropës në Strasbourg, flamujt u ulën në gjysëm shtizë, dhe iu bë thirrje vendeve evropiane të vazhdojnë ta luftojnë racizmin dhe antisemitizmin.
Ndërkaq në Rusi, komuniteti hebrej ka reaguar ashpër kundër thirrjeve të disa ligjvënësve rusë për ndalimin e organizatave hebreje, të cilat sipas tyre, kanë sjellje "ekstremiste".
Në letrën e grupit të 20 deputetëve, të cilëve u prin politikani kontraverz Vladimir Zhirinovsky, thuhet se "e gjithë bota demokratike sot është nën kontrollin finansiar dhe politik të hebrenjve".