PRISHTINË

E ardhmja e Kosovës do të jetë në rendin e ditës së takimeve të zyrtarëve të Bashkimit Evropian me presidentin amerikan, George Bush, muajin e ardhshëm, ka thënë sot në Prishtinë komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oli Rehn. Zoti Rehn ka thënë se vizita e tij në Kosovë shpreh përkushtimin e BE-së për përspektivën evropiane të Kosovës, derisa standardet duhet të përmbushen dhe duhet hapur cështja e përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës.
Rehn është takuar me kryetarin Rugova, kryeministrin Haradinaj, me zëvendësshefin e UNMIK-ut, Rosin si dhe me përfaqësuesin e serbëve, Oliver Ivanoviq.