HAGË

Në Tribunalin e Hagës sot vazhdoi procesi kundër tre ish pjesëtarëve të UÇK-së, Fatmir Limaj, Haradin Balaj dhe Isak Musliu. Në këtë seancë po vazhdon dëshmia e kolonelit britanik, Xhon Krosland, që dikur ishte atashe ushtarak në ish Jugosllavi.