PRISHTINË

Prioritetet e institucioneve kosovare gjatë vitit 2005 janë përmbushja e standardeve, integrimi i minoriteteve dhe zhvillimi ekonomik, tha presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova gjatë një takimi me përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Prishtinë.
Standardet i kuptojmë si rekomandime për integrime evropiane dhe euro-atlantike, tha Rugova, duke kërkuar punë më të madhe në bartjen e kompetencave tek institucionet vendore.