PRISHTINË

Shefi i UNMIK-uit Soren Jessen Petersen ka emëruar avokatin kanadez Craig Jennes si këshilltar të tij të lartë për çështjen e pakicave.
Në një komunikatë për media të UNMIK-ut, thuhet se themelimi i këtij posti tregon përkushtimin e vendosur të UNMIK-ut drejt përkrahjes së institucioneve të përkohshme në adresimin e çështjeve të pakicave.
Z. Jenness do të jetë aktiv në fushat që përfshijnë sigurinë, kthimet, decentralizimin dhe lirinë e lëvizjes.