Në fjalimin e tij vjetor drejtuar botës, Papa John Pali i Dytë u kërkoi liderëve botërorë që të promovojnë paqen, të mbrojnë jetën dhe të ushqejnë të uriturit e botës. Papa po ashtu është shprehur kundër abortimit duke thënë se embrioni ka të gjitha të drejtat për t'u zhvilluar në qenie njerëzore. Për homoseksualitetin, Papa tha se familja duhet të bazohet në bashkimin heteroseksual. Papa John Pali i Dytë tha se komuniteti botëror në 2005 –tën përballet me 4 sfida kryesore, sfida për të jetuar, sfida e ushqimit, e lirisë dhe e paqes.