UASHINGTON

Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell deklaroi se Shtetet e Bashkuara do ta konsiderojnë misionin në Irak të kryer kur të krijohet qeveria demokratike dhe të vendosen forcat irakiane të sigurisë.
Powell ka refuzuar të spekulojë se sa do të zgjasë kjo. Ai tha se zgjedhjet parlamentare ishin një hap i domosdoshëm, por ka thënë se është i shqetësuar se ato do të thellojnë konfliktin në Irak.
Ndërkoë, mediat polake kanë njoftuar se 8 ushtarë, 7 ukrainas dhe një nga Kazakistani, janë vrarë në Irak, derisa po përpiqeshin të shpërthenin një strehimore municioni në provincën e Ëasitit në Irak.