OHËR

Ministrat e Arsimit të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë, e nënshkruan marrëveshjen për transferimin e të gjithë studentëve të fakultetit të palegalizuar të mjekësisë dhe stomatologjisë të Universitetit të Tetovës, në universitetet e Shkupit, Prishtinës dhe Tiranës.
Ministri i arsimit i Maqedonisë Aziz Pollozhani tha për "Evropën e Lirë" se marrëveshja ofron zgjidhje për të gjitha nivelet, me qëllim që të gjithë studentët t'i vazhdojnë studimet në degët që kanë zgjedhur.