RAMALLAH

Izraeli është zotuar se nga sot do të tërheq forcat e tij nga qytetet palestineze, me qëllim qe zgjedhjet e nesërme për presidentin e Autoritetit Palestinez të jene te qeta. Por, zyrtarët palestinezë janë ankuar se zbarkimi i trupave dhe procedurat nëpër postblloqe nuk kanë ndryshuar.
Ndërkohë, vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve kanë filluar të arrijnë në territoret palestineze.