DAMASK

Ish kandidati presidencial amerikan John Kerry mbërriti në Damask për të biseduar me liderët e Sirisë mbi Irakun fqinj, konfliktin izraelito-palestinez dhe marrëdhëniet e tendosura mes Shteteve të Bashkuara dhe Sirisë.
Senatori Kerry nesër do të zhvillojë bisedime të ndara me presidentin e Sirisë Bashar al-Assad dhe Ministrin e Jashtëm Faruq al-Shara.
Marrëdhëniet e Uashingtonit dhe Damaskut janë tendosur prej invazionit amerikan në Irak në mars 2003.
Kerry mbërriti në Damask prej Irakut, ku në Mosul vizitoi ushtarët amerikanë.