MOSKË

Presidenti amerikan George Bush, është takuar sot në Moskë me homologun e tij rus Vladimir Putin. Takimi është mbajtur në aeroportin e Moskës, ku Bush qëndroi për një orë, dhe më pas vazhdoi për në Azi. Takimi ishte i mbyllur për mediat.
Putin dhe Bush pritet të takohen sërish gjatë fundjavës në samitin e Azisë dhe Paqësorit në Vietnam, ku zytarët thonë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mund ta nënshkruajnë marrëveshjen dypalëshe për hyrjen e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.