PRISHTINË

Liderët kosovarë sërish janë këshilluar nga ndërkombëtarët që të mos marrin vendime të njëanshme për statusin final të Kosovës. "Mendoj se është kundërproduktive madje edhe të aludohet për veprim të njëanshëm, por me sa kam kuptuar unë kjo nuk është në agjendë të askujt tash", tha shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker pasi ka takuar ndarazi presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeparlamentarin Kolë Berisha.
Ka qenë qëndrim i përbashkët i kreut të UNMIK-ut dhe presidentit Fatmir Sejdiu që statusi final i Kosovës të zgjidhet pranverën e hershme.