PODGORICË

Policia malazeze është vënë në kërkim të personave që mbrëmë sulmuan shkrimtarin Jevrem Bërkoviq, dhe vranë truprojen e tij. Bërkoviq shkruante për lidhjet midis krimit të organizuar dhe qeverisë në Podgoricë. Sulmuesit e goditën shkrimtarin me një shufrë metalike dhe revole, ndërsa truproja u qëllua për vdekje kur u përpoq të ndërhyjë.