KANDAHAR

Dy fëmijë afganë dhe disa ushtarë të NATO-s janë plagosur kur një sulmues e hodhi veten në erë afër një autokolone të NATO-s në Afganistanin jugor.
Ministria e Mbrojtjes në Londër konfirmoi se janë plagosur disa ushtarë britanikë, por tha se nuk ka të vrarë.
Në një sulm tjetër me bombë ndaj një patrulle të policisë në Afganistanin lindor, një polic është vrarë dhe së paku katër oficerë të tjerë janë plagosur.