Ndërlidhjet

Zyra e Ambasadës ruse hapet në Banja Llukë


Objekti ku gjendet Zyra e Ambasadës ruse në Banja Llukë, 11 qershor 2024.
Objekti ku gjendet Zyra e Ambasadës ruse në Banja Llukë, 11 qershor 2024.

Marrëdhëniet tona me Republikën Sërpska po përjetojnë një rritje të madhe, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Kontaktet në nivelin më të lartë janë bërë të rregullta”, sipas tij.

Lavrov i bëri komentet gjatë një video-adresimi me rastin e hapjes së Zyrës së Ambasadës ruse në Banja Llukë, të martën.

Me këtë veprim, Bosnje e Hercegovina u bë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, ku Rusisë iu mundësua zgjerimi i misionit diplomatik, pasi nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në vitin 2022.

Lavrov tha se ky është një moment “historik” dhe se “ne kemi punuar për këtë qëllim tash e disa vite”.

“Ne do t’i kushtojmë vëmendje prioritare ndërtimit të tempullit ruso-serb, si një qendër shpirtërore dhe kulturore në Banja Llukë”, tha po ashtu Lavrov.

Zyrën e hapën Millorad Dodik, president i entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, dhe Igor Kalabuhov, ambasador i Rusisë në Bosnje e Hercegovinë.

Për hapjen e saj ishte rënë dakord në vitin 2021, para fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Për mundësinë që konsullata të hapej këtë vit, Dodik paralajmëroi qysh në shkurt. Atë e konfirmoi pastaj edhe përfaqësia e Republikës Sërpska në Moskë.

XS
SM
MD
LG