Ndërlidhjet

Zvicra raporton për një rënie të madhe në vlerën e aseteve të ngrira ruse


Flamuri zviceran në ndërtesën e Parlamentit zviceran në Bern. Fotografi nga arkivi.
Flamuri zviceran në ndërtesën e Parlamentit zviceran në Bern. Fotografi nga arkivi.

Zvicra ka ngrirë asete ruse në vlerë 5.8 miliardë franga zvicerane, njoftoi të martën Qeveria e saj. Kjo përbën një rënie të madhe e cila mund ta rrisë trysninë ndërkombëtare ndaj vendit neutral për të bërë më shumë për sanksionimin e Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Kjo figurë, e cila vlen për asetet e ngrira në fund të vitit 2023, shënon rënie nga 7.5 miliardë franga zvicerane të asteteve të ngrira në fund të vitit 2022.

Arsyeja kryesore për këtë ishte një rënie e aksioneve dhe aseteve financiare në vlerën e tregut, të cilat janë bllokuar, tha Sekretariati Shtetëror për Marrëdhënie Ekonomike.

Kjo rënie pritet të nxitë kritika nga ndërkombëtarët se Zvicra nuk po bën sa duhet për të vendosur sanksione për ndëshkimin e Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës nga ajo.

Megjithëse Zvicra i ka rritur përpjekjet për t’i luftuar kompanitë dhe individët që e përdorin shtetin e saj për t’iu ikur sanksioneve, vendet e tjera duan që ajo të bëjë më shumë.

Zvicra deri tani i ka miratuar të gjitha masat evropiane, qëllimi i të cilave është t’ia pamundësojnë Rusisë marrjen e mallrave dhe teknologjisë për ushtrinë e vet, por Berni e ka zgjedhur edhe rrugën e vet.

Dhoma e ulët e Parlamentit të Zvicrës nuk pranoi javën e kaluar t’i bashkohej një taskë-force ndërkombëtare për vendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, pjesë e së cilës janë Shtetet e Bashkuara, Australia, Kanadaja, Komisioni Evropian, Franca Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG