Ndërlidhjet

Zaev: Do të largohem nga Qeveria pas sigurimit të shumicës parlamentare


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi të premten, më 19 nëntor, se mbetet i vendosur që të largohet nga drejtimi i ekzekutivit dhe i partisë Lidhja Social Demokrate, pasi të sigurojë shumicën në Kuvend.

“Unë mbetet në atë që kam thënë. Do të largohem pasi të siguroj shumicën parlamentare dhe pasi të zgjedhin drejtuesin e ri të partisë”, ka deklaruar Zaev pas takimit me Afrim Gashin, kryetarin e partisë Alternativa që ka katër deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Zaev kërkoi që Alternativa t’i bashkohet Qeverisë, por për këtë nuk u arrit marrëveshje pasi duhet të vendosin organet drejtuese të Alternativës, parti e cila aktualisht është në opozitë me Aleancën për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-në.

“Ne do të sjellim vendimin më të mirë për vendin, qytetarët e tij, shqiptarët por edhe Alternativën”, ka deklaruar Gashi.

Si kandidat i mundshëm për kryeministër të ri në mediat vendore përmendet emri i Dimitar Kovaçevskit, i cili ishte në takimin e kryeministrit Zaev me kryetarin e Alternativës.

Por, Zaevi nuk e konfirmoi nëse Kovaçevski, që aktualisht është zëvendësministër i Dinancave, do të jetë pasardhës i tij në krye të Qeverisë dhe të LSDM-së.

Zaevi e kishte paralajmëruar dorëheqjen më 31 tetor pas disfatës së LSDM-së në zgjedhjet lokale, por Qeveria mbeti edhe pa shumicë në Kuvend pas largimit nga koalicioni qeverisës të partisë lëvizja Besa.

Partitë në pushtet dhe opozitë në Kuvend kanë nga 60 deputetë nga 120 sa janë gjithsej në institucionin ligjvënës.

Opozita, më 11 nëntor kishte ngritur një mocion mosbesimit në Kuvend, por dështoi meqë një deputet i opozitës kaloi në radhët e pushtetit, duke barazuar numrat në Kuvend.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG