Ndërlidhjet

Krejt çfarë dihet deri tani për zjarrin vdekjeprurës në klubin e natës në Maqedoninë e Veriut


Pamje nga lart e klubit të natës pas zjarrit vdekjeprurës në Koçan, Maqedoni e Veriut.
Pamje nga lart e klubit të natës pas zjarrit vdekjeprurës në Koçan, Maqedoni e Veriut.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u zgjuan të hënën për ta nisur mbajtjen e një jave të gjatë të zisë kombëtare, një ditë pas zjarrit vdekjeprurës në një klub nate që tronditi vendin duke vrarë dhjetëra njerëz dhe plagosur qindra të tjerë.

Të paktën 59 njerëz u vranë dhe 155 të tjerë u lënduan si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, në orët e hershme të së dielës, thanë autoritetet.

Autoritetet kanë premtuar hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe kanë arrestuar dhjetëra të dyshuar në lidhje me zjarrin, përfshirë zyrtarë qeveritarë.

Një ditë pas ngjarjes, kryetari i komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, dha dorëheqjen.

Tragjedia në Koçan: Çfarë dihet deri më tani?
Ju lutem prisni
  • Auto
  • 240p
  • 360p
  • 480p
  • 1080p
  • 720p

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 2:02 0:00
  • Auto
  • 240p
  • 360p
  • 480p
  • 1080p
  • 720p

Çfarë ndodhi në klubin e natës?

Zjarri në klubin e natës në Koçan shpërtheu në orët e hershme të të dielës pasi shkëndijat e mjeteve piroteknike, të përdorura për efekt ndriçimi, ia vunë flakën çatisë, thanë autoritetet.

Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa bendi ADN po përformonte.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se çatia prej llamarine e klubit u dogj dhe u shemb në disa vende, duke lënë të ekspozuara dhe të nxira trarët e tij të brendshëm prej druri.

Deri më tani janë identifikuar 35 viktima – prej tyre 31 nga Koçani dhe katër nga Shtipi.

Mbi 155 persona janë shtruar në spitale - kryesisht në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një konferencë për shtyp, njoftoi se pacientët e lënduar nga zjarri në Koçan janë në gjendje të përgjithshme stabile, por 20 prej tyre mbeten në gjendje kritike. 84 pacientë janë duke u mjekuar në vend, ndërsa 51 të tjerë jashtë vendit.

Po ashtu, është bërë e ditur se deri tani është kryer autopsia e rreth 15 viktimave.

Më shumë se 20 prej të lënduarve dhe tre të vdekur janë nën moshën 18-vjeçare, sipas ministrit të Brendshëm, Pance Toskovski.

Hetimi

Autoritetet kanë zbuluar se klubi operonte në mënyrë të paligjshme, nuk kishte dokumente të vlefshme për punë, nuk dispononte leje për përdorimin e piroteknikës dhe nuk kishte nënshkruar kontratë me grupin muzikor.

Ndër shkeljet e konstatuara është edhe lejimi i të miturve në klub.

Autoritetet maqedonase premtuan hetim të shpejtë dhe të plotë, duke thënë se po sigurohet dokumentacioni për diskotekën e djegur, si dhe për personat e dyshuar të lidhur me zjarrin.

Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski, tha se pesë prokurorë janë angazhuar për ta hetuar ngjarjen.

"Për momentin, janë lëshuar urdhra për mbledhjen e provave dhe po merren në pyetje persona", tha Kocevski.

Toskovski tha se autoritetet kanë arrestuar anëtarë të grupit muzikor, djalin e pronarit të klubit dhe zyrtarë qeveritarë.

Ministri Toshkovski tha se sot do të ketë arrestime të reja të personave lidhur me aksidentin në Koçan, disa prej të cilëve janë punonjës të Ministrisë së Brendshme.

Deri tani janë 23 të dyshuar për zjarrin, sipas tij.

Klubi i natës nuk kishte licencë të vlefshme, sipas Toskovskit.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se licenca ishte lëshuar në mënyrë të paligjshme nga Ministria e Ekonomisë dhe premtoi se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.

"Pavarësisht se kush janë, nga cila institucion, nga çfarë niveli, nga cila parti apo profesion", tha Mickoski.

Një ditë pas tragjedisë, kryetari i Komunës së Koçanit ka dhënë dorëheqje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG