KFOR-i vëzhgon situatën në Bërnjak
Në orët e hershme të 2 tetorit, pjesëtarë të KFOR-it janë parë në pikën kufitare në Bërnjak. Ndërkohë që ata janë stacionuar në këtë pikë, serbët lokalë, të cilët kanë bllokuar këtë zonë tash e sa ditë, kanë ndezur kamionët dhe janë bërë gati për t’u larguar. Ata kanë protestuar për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës që të zbatojë masë reciprociteti në targat e veturave të regjistruara në Serbi. Mirëpo përmes një marrëveshjeje të arritur më 30 shtator, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur marrëveshje për zhbllokim të pikave kufitare dhe zgjidhje të përkohshme për targat e makinave.
Facebook Forum