Ndërlidhjet

Parregullsitë dhe shkeljet në procesin zgjedhor


Zgjedhjet e 11 qershorit
Zgjedhjet e 11 qershorit

Organizatat joqeveritare që kanë monitoruar procesin e zgjedhjeve të 11 qershorit, vlerësojnë se procesi në përgjithësi ka përfunduar pa ndonjë parregullsi serioze, që do të dëmtonte integritetin e zgjedhjeve.

Albert Krasniqi, nga Koalicioni i Organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, thotë se parregullsitë më të shpeshta që kanë përcjell procesin, kanë qenë tentimet për të votuar më shumë se një herë, votim familjar, fotografimi i votës dhe votimi jashtë kabinave.

Në fillim të hapjes së vendvotimeve, në mëngjes, ka pasur shumë persona të paautorizuar të cilët kanë qëndruar në vendvotime dhe ky ka qenë një lloj presioni ndaj votueseve. Por, ky numër në mënyrë drastike është zvogëluar pas orës 12:00 dhe gjendja ka qenë më e mirë”.

Pastaj këto fenomenet që po përsëriten pothuajse në të gjitha proceset zgjedhore, si fotografimi i fletëvotimit, votimi familjar. Po ashtu ka pasur probleme edhe më listat e votueseve, shumë qytetarëve iu është ndërruar qendra e votimit”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Kosova votoi në zgjedhjet parlamentare
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:08 0:00

Organizata tjetër që ka qenë aktive gjatë ditës së djeshme, është Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), përmes fushatës “Voto dhe Vëzhgo”.

Visare Aliu, nga ky Fondacion i tha Radios Evropa e Lirë, se gjatë procesit zgjedhor kanë pranuar mbi 3.100 mesazhe për parregullsi të ndryshme.

Kurse deri më tani në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nuk është paraqitur asnjë ankesë për procesin zgjedhor, kurse 53 ankesa janë paraqitur për thyerje të heshtjes zgjedhore.

Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Mul Desku, kryesues i Sekretariatit të këtij Paneli, duke shtuar se ankesat eventuale për ditën e votimit mund të parashtrohen edhe një ditë pas zgjedhjeve.

Facebook Forum

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG