Ndërlidhjet

Zgjedhjet presidenciale ruse mbahen më 17 mars


Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një fjalimi në ceremoninë e pranimit të kredencialeve diplomatike nga ambasadorët e huaj të sapoemëruar në Pallatin e Kremlinit në Moskë. Rusi, 4 dhjetor 2023.
Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një fjalimi në ceremoninë e pranimit të kredencialeve diplomatike nga ambasadorët e huaj të sapoemëruar në Pallatin e Kremlinit në Moskë. Rusi, 4 dhjetor 2023.

Dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë, Këshilli i Federatës, ka caktuar 17 marsin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.

Këshilli e miratoi vendimin gjatë një seance më 7 dhjetor.

Vladimir Putin, i cili ka qenë në pushtet si kryeministër ose president që nga viti 1999, ende nuk e ka shpallur synimin e tij për të marrë pjesë në zgjedhje për një mandat tjetër gjashtëvjeçar, megjithëse pritet shumë që të marrë pjesë.

Një ndryshim kushtetues i lejoi Putinit mundësinë për të kandiduar në zgjedhje.

Deri më tani për të kandiduar kundër Putinit nuk është paraqitur asnjë sfidues serioz.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG