Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se shpreson që procesi zgjedhor i 17 tetorit të jetë i drejtë dhe i lirë duke respektuar masat kundër COVID-19.
“Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19”, tha presidentja Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna.
Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.
Na ndiqni në blog për më të rejat rreth zgjedhjeve