Ndërlidhjet

Kievi: Zgjedhjet e Rusisë në Krime janë të paligjshme


Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Zyrtarët e Ukrainës kritikuan Rusinë për organizimin e zgjedhjeve parlamentare në Gadishullin ukrainas të Krimesë, i cili u aneksua nga Moska në vitin 2014.

Zgjedhjet parlamentare ruse do të mbahen nga data 17 deri më 19 shtator.

Moska po ashtu ka shpërndarë mbi 600,000 pasaporta në lindje të Ukrainës, ku qytetarët do të mund të votojnë në mënyrë elektronike ose në rajonin kufitar rus Rostov.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Rusia po bën “shkelje flagrante” të ligjit ndërkombëtar.

Ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndihmojnë “në rivendosjen e integritetit territorial” të Ukrainës.

“Pushtimi rus do të marrë fund”, tha Kuleba.

Parlamenti i Ukrainës i ka shpallur “të paligjshme” zgjedhjet e Rusisë në Krime dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos e njohë rezultatin e tyre.

Që nga aneksimi i Krimesë, forcat qeveritare në lindje të Ukrainës luftojnë separatistët pro-rusë, të cilët besohet se mbështeten nga Moska.

Më shumë se 13,000 njerëz janë vrarë në këtë konflikt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG