Ndërlidhjet

Koalicioni i ish-kryeministrit bullgar prin në zgjedhje


Zgjedhjet në Bullgari, 9 qershor 2024.
Zgjedhjet në Bullgari, 9 qershor 2024.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën në Bullgari të dielën, e nxjerrin në epërsi koalicionin konservator GERB-SDS, i kryesuar nga ish-kryeministri Bojko Borisov.

Me 36.7 për qind të votave të numëruara, GERB-SDS ka 23.39 për qind.

E dyta është Lëvizja për të Drejta dhe Liri me 16.7 për qind.

Kjo e fundit ka përfaqësuar tradicionalisht popullsinë turke dhe myslimane në Bullgari, por tani, për herë të parë, udhëhiqet nga një bullgar, Delyan Peevski, i cili është nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, për shkak të korrupsionit.

Koalicioni reformist Ne Vazhdojmë Ndryshimin Demokratik të Bullgarisë - partneri i GERB-it në Qeverinë e koalicionit në largim - është i treti me 14.75 për qind.

Borisov shprehu dyshime se ndonjë parti apo koalicion do të jetë në gjendje ta formojë qeverinë e re.

Ai tha se nuk duket e mundshme që partia e tij, GERB, të ketë vota të mjaftueshme për ta bërë këtë me ndonjë partner të sajin, e as opozita me aleatët e saj.

Zgjedhjet e parakohshme në Bullgari - të gjashtat në tre vjet - u shkaktuan nga rënia e një qeverie të koalicionit në muajin mars.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG