Ndërlidhjet

Macron: Populli francez do ta bëjë zgjedhjen më të drejtë


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Franca nisi të përgatitet për votime, pasi presidenti Emmanuel Macron shpërndau parlamentin dhe thirri zgjedhjet e parakohshme për datën 30 qershor.

Macron doli me këtë vendim pasi partia e tij pësoi humbje të madhe kundrejt partisë së ekstremit të djathtë të Marine Le Penit, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

“Kam besim në aftësinë e popullit francez për ta bërë zgjedhjen më të drejtë për veten dhe për brezat e ardhshëm”, shkroi Macron të hënën në platformën X.

“Ambicia ime e vetme është të jem i dobishëm për vendin tonë që e dua shumë”, shtoi ai.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u mbajtën në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian nga data 6 deri më 9 qershor.

Partia Fronti Kombëtar e Le Penit siguroi mbi 30 për qind vota më shumë se Rilindja e qendrës e Macronit.

Partitë e ekstremit të djathtë, në fakt, shënuan përparime edhe në disa vende të tjera, si Gjermani, Spanjë e Itali.

Megjithatë, shumicën në Parlamentin Evropian, i cili ka 720 vende, pritet ta formojë sërish Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë, e cila, sipas rezultateve preliminare, ka fituar 184 ulëse.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG