Ndërlidhjet

Zelensky e nënshkruan ligjin që lejon të dënuarit me burg të shërbejnë në ushtri


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë nën kushte të caktuara në Forcat e Armatosura të vendit.

Parlamenti ukrainase e kishte miratuar projektligj më 8 maj, pasi Qeveria kishte hequr dorë nga kundërshtimi i tij.

Ky ligj u fut në fuqi në një kohë kur Ukraina është duke u përballur me mungesë personeli ushtarak në luftën kundër ushtrisë ruse.

Të burgosurit në Ukrainë duan të luftojnë kundër Rusisë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:31 0:00

Moska e nisi pushtimin e jashtëligjshëm dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

Kievi e ka kritikuar Rusinë për rekrutimin e të dënuarve nga burgjet ruse për të luftuar në shkëmbim të lirimit të tyre nga burgu.

Raportet në muajt e fundit kanë gjetur se ish të burgosurit kanë kryer krime të rënda në vend, pasi kanë shërbyer në luftë.

Më herët, Ministria e Drejtësisë kishte thënë se Ukraina nuk po formon diçka të ngjashme me grupin mercenar rus, Wagner, që në radhët e veta ka angazhuar edhe përdhunues dhe vrasës.

Të premten, Rusia i vazhdoi sulmet në rajonin verilindor të Ukrainës, Harkiv, ku Moska synon ta krijojë një “zonë neutrale”.

Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, gjenerali Oleksandr Syrskiy, tha më 17 maj se zona e luftimeve është zgjeruar për 70 kilometra.

Kjo e ka detyruar Kievin, i cili përballet me mangësi në fushëbetejë tashmë, të dërgojë më shumë trupa në këtë zonë lufte dhe të dobësohet në pjesët e tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG