Ndërlidhjet

Macroni bisedon me Putinin për centralin bërthamor të Zaporizhjas


Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Fotografi ilustruese.
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. Fotografi ilustruese.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, i ka shprehur shqetësimet për rreziqet e sigurisë në centralin bërthamor të Zaporizhjas.

Sipas zyrës së Macronit, presidenti rus ka rënë dakord të dërgonte në vend një mision ekspertësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Në deklaratë thuhet gjithashtu se dy presidentët – të cilët diskutuan situatën në Ukrainë në një telefonatë më 19 gusht – ranë dakord të vazhdojnë bisedimet edhe në ditët në vijim.

Uzina bërthamore në rrezik: Ukraina përgatitet për më të keqen
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:17 0:00

Centralin bërthamor të Zaporizhjas e mori nën kontroll në mars Rusia, menjëherë pasi nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Centrali më i madh bërthamor në Evropë gjatë javëve të fundit ka shkaktuar frikë për një katastrofë bërthamore.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e uzinës.

Kremlini citoi Putinin të ketë thënë se bombardimi i centralit bërthamor të kontrolluar nga Rusia, për të cilin ai fajësoi Kievin, krijoi rrezikun e "katastrofës në shkallë të gjerë".

Sipas Kremlinit, të dy udhëheqësit kërkuan që ekspertët e IAEA-së të inspektojnë uzinën "sa më shpejt që është e mundur" dhe "të vlerësojnë situatën reale në terren".

Më 18 gusht në Lviv të Ukrainës, presidenti ukrainas, Zelensky është takuar me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ku kanë diskutuar për centralin bërthamor të Zaporizhjas.

“Ne jemi të shqetësuar. Nuk duam një Çernobil tjetër”, tha Erdogan gjatë konferencës për media pas takimeve në Lviv.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG