Një xhubletë shqiptare e mbrojtur nga UNESCO
Xhubleta shqiptare përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri, por njëherësh edhe tipologjinë e veshjes më të vjetër në botë. Kjo veshje tashmë është nën mbrojtjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO. Xhubleta ruhet edhe në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

5
Pjesë e xhubletës janë edhe këllqet prej shajaku ose çorapet e gjata të punuara me fije leshi, që i mbronin këmbët.

6
Kjo veshje është e qëndisur me mjaft mjeshtëri me fije të arta, temina dhe me rruaza.

7
Xhubleta ka ngjyrë të zezë, kurse qëndisjet janë të bëra me fije ari ose argjendi, kryesisht ngjyrash të hapura.

8
Teknikat e qëndisjes janë edhe gajtanët me forma dhe madhësi të ndryshme. Ato nuk janë thjesht zbukurime, por simbolika të jetës: lule, shqiponja, kryq ose filigranë.
Facebook Forum