Xhirimi shfaq ushtarët rusë duke refuzuar të luftojnë në Ukrainë
Një video e xhiruar nga një ushtar rus shfaq një mosbindje ushtarake në Ukrainë - teksa pjesëtarët e një njësiti inxhinierësh ushtarakë kundërshtonin komandantin e tyre dhe refuzonin të luftonin. Ndërkaq, disa fotografi të dërguara nga një tjetër ushtar i të njëjtit njësit tregojnë pamje nga një bodrum ku ata më vonë u mbajtën në arrest. Nënat e dy burrave kanë thënë se 20 ushtarë po mbahen në arrest para fillimit të një gjyqi ushtarak. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)