Ndërlidhjet

Shitet xhaketa që Buzz Aldrin veshi në misionin drejt Hënës


Ish-astronauti Buzz Aldrin duke ecur mbi sipërfaqen e Hënës.
Ish-astronauti Buzz Aldrin duke ecur mbi sipërfaqen e Hënës.

Xhaketa e veshur nga ish- astronauti, Buzz Aldrin, teksa është nisur drejt Hënës vite më parë, është shitur në një ankand në Nju Jork për 2.8 milionë dollarë.

E zbukuruar me flamurin amerikan dhe logon e Agjencisë amerikane të Hapësirës (NASA), Aldrin e ka veshur xhaketën teksa ka udhëtuar në Hapësirë për të arritur në Hënë më 1969.

Xhaketa është një prej 69 gjërave personale që 92-vjeçari ka vendosur t’i shesë.

Shitja në këtë çmim e kthen xhaketën në artefaktin më të vlefshëm hapësinor që është shitur ndonjëherë në një ankand në SHBA.

Aldrin është ish-astronauti i vetëm i gjallë që ka marrë pjesë në misionin për të shkuar në Hënë.

Ai besohet se e ka veshur xhaketën e shitur në pjesën më të madhe të udhëtimit të tij.

E krijuar nga një material rezistent ndaj flakëve, xhaketa është bërë veshja e vetme e misionit të vitit 1969 që është shitur ndonjëherë.

Ajo ka qëndruar në ankand për gati 10 minuta, para se një person i interesuar përmes telefonit – i paidentifikuar – e ka blerë atë.

Pas shitjes së gjërave tjera personale, Aldrin ka fituar një total prej 8.2 milionë dollarëve.

Zbritjen e astronautëve në Hënë besohet se e kanë shikuar në televizion rreth 650 milionë njerëz nga mbarë bota.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG