Lava e vullkanit gllabëron shtëpi në Islandë
Disa shtëpi i kaploi zjarri në Fagradalsfjall, në jugperëndim të Islandës, më 14 janar, pasi një vullkan shpërtheu për të dytën herë në më pak se një muaj. Dy çarje u formuan afër qytezës së Grindavikut, të dielën, pas një rritjeje të aktivitetit sizmik, që i nxiti autoritetet të evakuonin komunitetin, një ditë më parë. (Përgatiti: Trim Haliti)

1
Shpërthimet e lavës dhe tymi i zi shihen afër shtëpive të banimit në qytezën jugperëndimore islandeze, Grindavik, pas shpërthimit të një vullkani, më 14 janar 2024.

2
Shpërthimi i lavës vullkanike në gadishullin Rejkjanes.

3
Një operator kamere duke qëndruar mbi një pirg për të xhiruar shpërthimet e lavës afër Grindavikut.

4
Fotografi e shkrepur nga dritarja e një aeroplani që shfaq shpërthimet the tymin e dendur afër Grindavikut.