Ndërlidhjet

Dodik emëron Vulinin senator të Republikës Sërpska


Aleksandar Vulin (majtas) dhe Milorad Dodik (djathtas) në aeroportin e Beogradit. Serbi, 10 tetor 2021.
Aleksandar Vulin (majtas) dhe Milorad Dodik (djathtas) në aeroportin e Beogradit. Serbi, 10 tetor 2021.

Aleksandar Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, është bërë anëtar i ri i Senatit të Republikës Sërpska, me vendim të presidentit të Bosnjë e Hercegovinës.

Siç njofton agjencia Srna, Vulin "bazuar në Kushtetutën e Republikës Sërpska dhe Ligjit për Senatin" është emëruar senator nga 1 dhjetori. Ky vendim, sipas njoftimit, do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.

Vendimi për emërimin e Vulinit nuk është publikuar ende në Gazetën Zyrtare dhe as në faqen e presidentit të Republikës Sërpska.

Vulin, i cili në dekadën e fundit mbante disa pozita si drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe ministër i Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme, më 3 nëntor dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA).

Politikani serb, i cili kryeson partinë Lëvizja Socialiste, që nga korriku është përfshirë në listën e të sanksionuarve të SHBA-së, për shkak të dyshimeve për korrupsion, përfshirjes në trafikun e drogës dhe lidhjeve me Rusinë.

Pas shpalljes së sanksioneve kundër Vulinit, Dodik, i cili gjithashtu është nën sanksionet e SHBA-së, e mbështeti atë duke thënë se ishte “një shpërblim për patriotizmin dhe këmbënguljen e tij në ruajtjen e marrëdhënieve miqësore me Rusinë dhe popullin rus”.

Në vitin 2020, si ministër i Mbrojtjes i Serbisë, Vulin mori Urdhrin e flamurit të Republikës Sërpska me një kurorë të artë në Banja Llukë, për "kontributin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet Serbisë dhe Republikës Srpska".

Cilat janë kompetencat e Senatit të RS?

Senati i Republikës Sërpska është një organ këshillimor i themeluar me Kushtetutën e entitetit nga viti 1992 dhe puna e tij rregullohet me Ligjin për Senatin nga viti 1997.

Presidenti i Republikës Sërpska zgjedh senatorët, të cilët mund të jenë më së shumti 55 në numë numër, mandati i tyre zgjat shtatë vjet dhe si anëtarë të senatit zgjidhen "figura të shquara të jetës publike, shkencore dhe kulturore", siç thuhet në Kushtetutë.

Anëtarët e mbledhjes së Senatit të vitit 2017 përfshijnë, ndër të tjera drejtorin Emir Kusturica, historianen ruse, Jelena Guskova, peshkopin e Dyseldorfit dhe të gjithë Gjermanisë, Grigorije Duriq, politikanë të dikurshëm dhe aktualë, si dhe biznesmenë nga Republika Sërpska.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG