Ndërlidhjet

Vulin emërohet drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit - BIA


Aleksandar Vulin
Aleksandar Vulin

Ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, u emërua drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit, e njohur si BIA.

Lajmin për këtë emërim e dhanë disa media në Serbi, përfshirë televizionin shtetëror - RTS, i cili tha se vendimi u mor nga Qevria e Serbisë.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë dërgoi pyetje në Qeverinë e Serbisë në lidhje me emërimin e Vulinit, por nuk mori përgjigje.

Para Vulinit, në këtë post ishte Bratisllav Gashiq, tani ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë.

BIA është një shërbim civil i sigurisë kombëtare të Republikës së Serbisë.

Ajo është përgjegjëse për mbrojtjen e sigurisë së këtij vendi dhe, ndër të tjera, për zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve që, siç thuhet, synojnë cenimin ose rrëzimin e rendit të vendosur me Kushtetutën e Republikës së Serbisë.

Vulin, më herët, ka qenë edhe drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Nga arkivi i REL-it:

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG