Ndërlidhjet

Vritet një grua në Prishtinë


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën vonë se një grua është gjetur e vrarë në një veturë në Prishtinë.

Policia e pranoi një thirrje për të shtëna me armë në rrugën "Dalip Alshiqi" në kryeqytet të mërkurën rreth orës 20:20, tha zëdhënësja për rajonin e Prishtinës e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për Radion Evropa e Lirë.

“Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Sipas të dhënave fillestare, besohet se ajo është vrarë me armë zjarri, tha Ahmeti.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë i ka nisur hetimet rreth kësaj vrasjeje.

Rrethanat e vrasjes janë ende të panjohura.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG