Ndërlidhjet

Vriten dy punëtorë kinezë nga një shpërthim në Karaçi


Zyrtarët e sigurisë ekzaminojnë në vendin e një shpërthimi që ndodhi pranë aeroportit të Karaçit më 6 tetor 2024.
Zyrtarët e sigurisë ekzaminojnë në vendin e një shpërthimi që ndodhi pranë aeroportit të Karaçit më 6 tetor 2024.

Dy shtetas kinezë janë vrarë nga një shpërthim i fuqishëm në afërsi të aeroportit të Karaçit, qytetit më të madh të Pakistanit.

Ambasada kineze në Pakistan e quajti shpërthimin “sulm terrorist”.

Përgjegjësinë për shpërthimin e mori grupi separatist, Ushtria Çlirimtare e Baluçit (BLA), në një komunikatë.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e 6 tetorit dhe u krye ndaj një konvoi të punëtorëve kinezë, të Kompanisë Energjetike Port Qasim, i cili po udhëtonte nga aeroporti, tha Ambasada kineze.

Shtetasit kinezë po punonin në ndërtimin e dy termocentraleve me thëngjill në Pakistan.

Mijëra kinezë punojnë në Pakistan, shumica në projekte të lidhura me Iniciativën në vlerë miliarda dollarë, Një Rrip, Një Rrugë, e cila është plan masiv i Kinës pë të ndërtuar projekte infrastrukturore për lidhje ekonomike me botën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG