Ndërlidhjet

Putin: Perëndimi po tenton ta bojkotojë kulturën ruse


Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një fjalimi në shënimin e tetëvjetorit të aneksimit të paligjshëm të Gadishullit ukrainas të Krimesë. Moskë, 18 mars 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një fjalimi në shënimin e tetëvjetorit të aneksimit të paligjshëm të Gadishullit ukrainas të Krimesë. Moskë, 18 mars 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, të premten, më 25 mars, e akuzoi Perëndimin se po tenton që ta bojkotojë kulturën ruse, përfshirë edhe punën e kompozitorëve të mëdhenj si Pyotr Tchaikovsky, Dmitry Shostakovich dhe Sergei Rachmaninov.

Gjatë një takimi me figurat e kulturës, që u transmetua në televizion, Putin e krahasoi anulimin e një sërë ngjarjesh kulturore ruse në javët e fundit, me veprimet e Gjermanisë Naziste në vitet ’30.

“Sot, ata po tentojnë ta bojkotojnë kulturën njëmijëvjeçare, popullin tonë”, tha Putin, duke cituar anulimin e ngjarjeve në disa shtete perëndimore, ku ishin përfshirë artistët rusë.

“Po flas për diskriminimin gradual kundër çdo gjëje të lidhur me Rusinë... një tendencë që po shfaqet në një numër shtetesh perëndimore”, tha ai.

Një sërë ngjarjesh, ku kishin qenë të përfshirë artistë nga Rusia, që kishin shprehur mbështetjen e tyre për luftën në Ukrainë, janë anuluar.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Që atëherë, shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë dhe individëve dhe entiteteve të lidhura me Kremlinin.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG