Ndërlidhjet

Osmani: Marrëdhëniet me SHBA-në, ekzistenciale dhe strategjike


KOSOVO: President of the Republic of Kosovo Vjosa Osmani meeting with us delegation in Prishtina
KOSOVO: President of the Republic of Kosovo Vjosa Osmani meeting with us delegation in Prishtina

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e përkushtuar të intensifikojë edhe me tej marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto komente presidentja Osmani, i bëri pas takimit që pati të premten me një delegacion amerikan i kryesuar nga Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e presidentit të SHBA-së për Siguri Kombëtare.

“Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për t'i forcuar më tej marrëdhëniet tona politike, ushtarake dhe ekonomike”, shkroi presidentja Osmani në profilin e saj në Facebook.

“Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike”, ka shkruar Osmani.

Delegacioni amerikan që po qëndron për vizitë në Kosovë, kryesohet nga Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e presidentit të SHBA-së për Siguri Kombëtare.

Pjesë e delegacionit janë edhe Curtis Reid, drejtor i Lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Hillary Hurd, këshilltare e Lartë në Këshillin për Siguri Kombëtare dhe Holly Holzer, koordinatore e Departamentit të Shtetit për Përpjekjet e Zhvendosjes nga Afganistani (CARE).

Delegacioni u shoqërua edhe nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG