Ndërlidhjet

Ministria e Shëndetësisë në Gazë raporton për rritjen e numrit të viktimave


Shkatërrimet në Han Jonis në jug të Rripit të Gazës. 29 tetor 2023.
Shkatërrimet në Han Jonis në jug të Rripit të Gazës. 29 tetor 2023.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që udhëhiqet nga grupi militant palestinez, Hamas, tha se gjatë ditës së kaluar janë vrarë 304 persona, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave që nga nisja e luftës me Izraelin të arrijë në 8.306.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ashraf al-Qudra, tha më 30 tetor se numri i të plagosurve që nga nisja e konfliktit më 7 tetor ka arritur në 21.048.

Ai tha se në mesin e të vrarëve janë 3.457 fëmijë dhe 2.136 gra, duke shtuar se afër 1.950 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja të ndërtesave.

Al-Qudra tha se bombardimet izraelite kanë nisur që të jenë më afër qendrave mjekësore.

Që nga e premtja, Izraeli ka njoftuar për zgjerimin e operacionit tokësor në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se lufta ka hyrë “në fazën e dytë”, përderisa ushtria izraelite, me mbështetjen e sulmeve ajrore dhe detare, ka thelluar ofensivën në veri të Gazës.

Deri më tani, 1.4 milion palestinezë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, përderisa ushtria izraelite tha se shumë banorë i janë bindur urdhrit të saj për t’u larguar nga veriu për në jug të Gazës.

Hamasi nisi sulme brutale në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer mbi 200 të tjerë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG