Ndërlidhjet

Tetë persona të vdekur pas shpërthimit në një hotel në Havana


Shpërthimi në Hotelin Saratoga në Kubë.
Shpërthimi në Hotelin Saratoga në Kubë.

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 30 janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi masiv që ka goditur një prej hoteleve më ekskluzive të Havanës në Kubë.

Shpërthimi në Hotelin Saratoga, të premten, 6 maj, duket se është shkaktuar nga një rrjedhje gazi, kanë thënë autoritetet lokale.

Ndërtesa historike pesëkatëshe ishte duke u përgatitur për rihapje pas periudhës së pandemisë së koronavirusit.

Aktualisht janë duke u kryer operacionet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja.

Të plagosurit janë duke u trajtuar në spitalet e afërta.

Yazira de la Caridad, e cila jeton afër hotelit, ka thënë për CBS News se ka menduar që “shpërthimi ka qenë tërmet”.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë tymin e zi duke dalë nga ndërtesa, pak pas shpërthimit.

Një shkollë, e cila gjendet mbrapa hotelit, nuk është dëmtuar dhe autoritetet lokale kanë konfirmuar se të gjithë fëmijët janë evakuuar.

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel, e ka vizituar zonën rreth hotelit.

“Nuk ka qenë bombë apo sulm, ka qenë aksident fatkeq”.

Incidenti ka ndodhur teksa sektori i turizmit ka nisur të funksionojë sërish, pas periudhës dyvjeçare me pandeminë e koronavirusit.

Këtë hotel të shekullit 19 e kanë vizituar personalitete të famshme kur kanë vizituar Kubën, përfshirë artistët si Madonna, Beyonce dhe Mick Jagger.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG