Ndërlidhjet

FBI po e heton sulmin në Nju Orllins si “terrorist”, i dyshuari është i vdekur


Pamje nga skena ku ka ndodhur sulmi në Nju Orllins.
Pamje nga skena ku ka ndodhur sulmi në Nju Orllins.

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 36 të tjerë janë plagosur për shkak të përplasjes së një kamioni në turmë në rrugën Burbon të Nju Orllinsit të mërkurën, kanë bërë të ditur autoritetet.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka thënë përmes një deklarate i dyshuari është vrarë nga autoritetet pas sulmit, dhe që rasi po hetohet si “akt terrorizmi”.

I dyshuari është identifikuar nga autoritetet si Shamsud Din Jabbar, 42-vjeçar.

Hetuesit është raportuar se janë duke hulumtuar nëse i dyshuari ka pasur lidhje ose është inspiruar nga ndonjë organizatë e huaj terroriste.

Sulmi ka ndodhur në një zonë shumë të popullarizuar për turistët.

Kryeinspektorja Anne Kirkpatrick ka thënë se incidenti ka nisur rreth orës 3:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale dhe që ngasësi e ka drejtuar kamionin në rrugën Burbon me shpejtësi të madhe.

Kirkpatrick ka thënë se burri ka shpërfaqur “sjellje të qëllimshme” dhe ka tentuar të godasë sa shumë njerëz.

Ajo ka paralajmëruar që numri i viktimave mund të ndryshojë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden është njoftuar për “lajmin e tmerrshëm”, dhe që presidenti ka kontaktuar me zyrtarë të Nju Orllinsit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG