Reshjet e shiut dhe borës kanë shkaktuar vërshime në disa rajone të Kosovës. Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi të gjendjes aktuale në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Korreticë e Epërme në rrugën Klinë-Gjakovë, saktësisht në fshatin Volljakë. Po ashtu, dëme janë parë edhe në fshatin Sverkë që lidh Klinën me Malishevën si dhe në Komunën e Fushë Kosovës.
Vërshimet përmes fotografive

9
Reshjet e shiut dhe borës kanë shkaktuar vërshime në disa rajone të Kosovës. Foto e bërë në Korreticë të Epërme të Drenasit.

10
Vërshimet në Komunën e Fushë Kosovës.

11
Një rrugë në fshatin Sverkë, që lidh Komunën e Klinës me atë të Malishevës.

12
Instituti Hidrometorologjik i Kosovës tha se edhe në ditët në vijim pritet të ketë reshje të shiut dhe borës. Foto e bërë në rrugën Prishtinë-Ferizaj.