Ndërlidhjet

Bislimi: Qytetarët e pakënaqur nuk mund të bllokojnë shkuarjen në punë të kryetarëve


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka dekaruar se kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, të banuara me shumicë serbe, “e kanë obligim ligjor të fillojnë punën menjëherë".

Në një postim në facebook, ai ka theksuar se institucionet publike kanë obligim që “të sigurojnë kushtet që të njëjtit të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre”.

“Si kryetarë të komunave, ata mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndërtesat e komunës. Të ardhur me votë, mund edhe të rrëzohen me votë. Të përzgjedhurit e qytetarëve, si rregull, rrallëherë gëzojnë mbështetjen e secilit qytetar. Por kjo nuk nënkupton që qytetarët e pakënaqur mund të bllokojnë shkuarjen e të përzgjedhurve në vendet e tyre të punës”, ka shkruar Bislimi.

Të premten, më 26 maj, Policia e Kosovës hyri në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit - komuna të banuara me shumicë serbe - përkundër rezistencës së një grupi qytetarësh.

Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Më 24 maj, kryetarët e këtyre komunave dhanë betimin solemn në objekte publike apo shkolla, në komunat pëkatëse.

Bislimi u ka bërë thirrje mekanizmave të sigurisë që të bëjnë maksimumin për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe një ambient të qetë për të gjithë.

Lidhur me veprimet e Policisë së Kosovës në tri komunat ka reaguar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se “masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG