Ndërlidhjet

Venezuelasit votojnë në zgjedhjet që sfidojnë pushtetin e Maduros


Venezuelasit në diasporë protestojnë duke bërë thirrje për liri, teksa Venezuela mban zgjedhjet presidenciale. Madrid, Spanjë 28 korrik 2024.
Venezuelasit në diasporë protestojnë duke bërë thirrje për liri, teksa Venezuela mban zgjedhjet presidenciale. Madrid, Spanjë 28 korrik 2024.

Venezuelasit të dielën votojnë në zgjedhjet më të rëndësishme në një çerek shekulli të sundimit të partisë socialiste, me presidentin Nicolas Maduro, që është shprehur i sigurt për fitore. Megjithatë, opozita ka fituar një mbështetje të madhe dhe ka paralajmëruar për parregullsi të mundshme zgjedhore.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 06:00 deri në orën 18:00, sipas kohës lokale.

Liderja opozitare, Maria Corina Machoda ka qenë figura kryesore fushatës së koalicionit opozitar, edhe pse asaj i është ndaluar të mbajë post zyrtar, që e detyruan t’ia kalonte stafetën kandidatit Edmundo Gonzalesh, ish-diplomati 74 vjeç, i njohur për sjellje të qetë.

Gonzalez ka fituar mbështetjen e disa prej ish-mbështetësve të partisë në pushtet, por opozita dhe vëzhguesit kanë ngritur pikëpyetje nëse votimet do të jenë fer, duke argumentuar se vendimet e autoriteteve zgjedhore dhe arrestimeve të stafit të opozitës kanë për synim krijimin e pengesave.

Maduro – rizgjedhja e së cilit më 2018, sipas Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të tjera u bë përmes mashtrimit – ka thënë se shteti ka sistemin më transparent zgjedhor në botë dhe ka paralajmëruar për “gjakderdhje” nëse humb zgjedhjet.

Maduro është në krye të shtetit që kur vdiq presidenti socialist, Hugo Chavez më 2013.

Qeveria e Maduros ka udhëhequr me shtetin që është përballur me një kolaps ekonomik, me migrimin e pothuajse një të tretës së popullsisë dhe me përkeqësimin e raporteve diplomatike, është përballur me sanksione të ashpra të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian që kanë goditur industrinë e naftës.

Maduro ka thënë se ai garanton paqe dhe rritje ekonomike, duke synuar që ta bëjë Venezuelën më pak të varur nga të ardhurat e naftës.

Por, shumë venezuelas janë lodhur nga inflacioni i lartë dhe shkurtimet e shërbimeve publike.

Në Venezuelë, paga minimale është e barazvlefshme me 3.50 dollarë në muaj, ndërkaq ushqimi bazik për një familje prej pesë anëtarësh konsiderohet se kushton rreth 500 dollarë.

Gonzalez dhe Machado kanë premtuar ndryshime të mëdha dhe kanë thënë se do të motivojnë migrantët që të kthehen në Venezuelë. Ata kanë thënë se presin që ushtria të mbështesë rezultatin e votimit.

Ushtria e Venezuelës gjithmonë ka mbështetur Maduron, 61 vjeç, dhe nuk ka pasur tregues publikë se udhëheqësit e ushtrisë po ndahen nga Qeveria.

Ministri i Mbrojtjes, gjenerali Vladimir Padrino, tha se forcat e armatosura do të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen të dielën mbrëma apo në ditët në vijim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG